
Tragjedia në Koçan, 7 persona u dërguan për trajtim mjekësor në Spanjë
Pamje nga vendngjarja
KOÇAN- 7 persona që u lënduan nga zjarri në klubin e natës në Koçan janë transportuar për trajtim mjekësor në Spanjë. Ata u nisën dje për në Spanjë, fatmirësisht pas kontrolleve mjekësore, gjendja e tyre është stabilizuar.
Po ashtu, Ambasada njoftoi se mbreti Felipe VI i Spanjës i ka dërguar një telegram ngushëllimi presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, pas tragjedisë me 59 viktima që ndodhi në Koçan.
Në orën 3 të mëngjesit të 16 marsit një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur. Në ambientet e lokalit ishin mbi 1500 persona, të cilët po ndiqnin një koncert muzikor. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike. Deri më tani janë ndaluar 15 persona, mes të cilëve edhe zyrtarë shtetërorë, ndërsa mbrëmë janë caktuar masa e paraburgimit për dhjetë persona. Disa nga të dyshuarit janë lënduar nga zjarri dhe ndodhen në spital./ZËRI
Burimi