Tjetër skandal korrupsioni në Bruksel? Prokuroria belge heton eurodeputetët, morën ryshfet nga Huawei

Tjetër skandal korrupsioni në Bruksel? Prokuroria belge heton eurodeputetët, morën ryshfet nga Huawei

Foto ilustruese

BRUKSEL- Prokurorët belgë thanë se kishin arrestuar disa individë janë arrestuar për t’u marrë në pyetje për korrupsion aktiv në Parlamentin Evropian, në favor të kompanisë “Huawei” nga Kina. Hetuesit belgë kryen kontrolle në 21 ambiente në të gjithë Belgjikën dhe në Portugali. Sipas Reuters, 21 kontrolle janë kryer nga Policia Federale në rajonin e Brukselit, si dhe në Flanders, Wallonia dhe Portugali. 
Për shkak se çështja është ende nën hetim, prokurorët nuk kanë zbuluar emrat dhe funksionet e personave të përfshirë dhe nuk ishin të disponueshëm për komente të mëtejshme. Korrupsioni, falsifikimi dhe përdorimi i dokumenteve false besohet se kanë ndodhur rregullisht dhe në mënyrë “shumë diskrete” nga viti 2021 deri më sot.
“Kjo ka ndodhur nën maskën e lobimit komercial dhe duke përfituar në mënyra të ndryshme, të tilla si shpërblimi për marrjen e posteve politike apo dhuratat e tepërta si ushqimi dhe shpenzimet e udhëtimit apo ftesa të rregullta për ndeshje futbolli,”-kanë bërë me dije hetuesit.
Prokurorët kanë thënë se janë sekuestruar disa dokumente dhe pajisje objekte, me qëllim zbulimin e çdo prove për pastrim parash. Po ashtu, Parlamenti Evropian tha se kishte marrë një kërkesë nga autoritetet belge për të ndihmuar hetimin dhe u zotua se do të ndihmonte në hetime. 
Edhe pse hetimet kanë nisur prej tyre, Huawei nuk iu përgjigj kërkesave të Reuters për një koment./ZËRI
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente