TikTok do mbyllet, POR shqiptarët s’dorëzohen! REKORD shkarkimesh të VPN

TikTok do mbyllet, POR shqiptarët s’dorëzohen! REKORD shkarkimesh të VPN

TikTok do mbyllet, POR shqiptarët s'dorëzohen! REKORD shkarkimesh

Foto ilustruese

TIRANË- Mundësia për mbylljen e aplikacionit “TikTok” ka “trembur” shqiptarët. Pas shpalljes së vendimit të qeverisë  për të  mbyllur aplikacionin, shqiptarët kanë marrë “masat” e tyre; dhe madje menjëherë! Përdoruesit e rrjetit social kanë nisur që të kërkojnë alternativa për të siguruar lundrimin në aplikacion, duke kërkuar mundësi për të ndryshuar lokacionin e përdorimit. “Proton VPN“, shërbim VPN i operuar nga një kompani zvicerane ka pasur një “boom” shkarkimesh në celularë.

Sipas tyre, përdorimi i ProtonVPN në Shqipëri është rritur 1200% dhe ende nuk ka të ndalur. 

TikTok do mbyllet, POR shqiptarët s'dorëzohen! REKORD shkarkimesh

Proton VPN

“Shqipëria ka urdhëruar sot ISP-të të bllokojnë #TikTok-un. Përdorimi i #ProtonVPN-it ka nxitur rritje prej 1,200% mbi nivelin bazë dhe ky numër po rritet ndërsa Shqiptarët vazhdojnë të kërkojnë qasje në një internet të hapur dhe të lirë,“-shkruan kompania në rrjetin “X”.

TikTok do mbyllet, POR shqiptarët s'dorëzohen! REKORD shkarkimesh

Proton VPN

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka kërkuar zyrtarisht mbylljen e aksesit në platformën sociale “Tik Tok” deri më datë 13 mars, por mbyllja nuk ka ndodhur ende. Për mbylljen e aplikacionit do të bllokohen IP e Tik Tok në territorin e Shqipërisë, DNS e TikTok, SNI (Server Name Indications) të Tik Tok dhe IP e kompanisë ByteDance në territorin e Shqipërisë.

Të ndodhur para vendimit për mbylljen e aplikacionit, më datë 15 opozita e vendit ka lajmëruar mbajtjen e një proteste, ku kanë kërkuar që të jenë pjesëmarrës të gjithë që nga nxënësit e shkollave deri tek prindërit e tyre.

Më shumë se dy muaj pas njoftimit, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për mbylljen e TikTok për 1 vit në Shqipëri. Brenda një jave apo 10 ditësh, shqiptarët nuk do të mund të aksesojnë më platformën “Tik Tok”. Vendimin e marrë e ka njoftuar Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e cila pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave bëri me dije se për 12 muaj, “Tik Tok” nuk do të mund të funksionojë më brenda territorit të Shqipërisë. Mbyllja e platformës u njoftua nga kryeministri Edi Rama në 21 dhjetor, pas një konsultimi publik. Shkak i nismës u bë vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, pasi një grup nxënësish u përfshinë në sherr me thika pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë më 18 nëntor 2024. Sa i përket vendimit, TikTok ka deklaruar se nuk ka prova që incidentet e dhunshme të përmendura janë të lidhura drejtpërdrejt me platformën e tyre./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente