Tentuan të arratiseshin, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Tentuan të arratiseshin, arrestohen dy shqiptarë në Itali

FOTO ILUSTRUESE

ITALI-Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali nën akuzën e trafikimit të drogës. Ata i shpëtuan policisë në shtëpitë e tyre por u ndaluan në një autostradë në tentativë për t’u larguar. 
Ata ishin shpallur në kërkim në kuadër të një hetimi të gjerë që çoi në arrestimin e 14 personave, rgjegjës për posedim dhe tregtim të lëndëve narkotike. Pas njoftimit të urdhrave të paraburgimit, njëri u dërgua në burgun e Potenzës dhe tjetri i shoqëruar në vendbanimin e tij, në Venecia, ku do të kryejë arrestin shtëpiak./ZËRI
 
Burimi