Tentoi të përdhunojë 30-vjeçaren dhe i vodhi çantën…më pas u fsheh në shpellë!

Tentoi të përdhunojë 30-vjeçaren dhe i vodhi çantën…më pas u fsheh në shpellë!

Tentoi të përdhunojë 30-vjeçaren dhe i vodhi

Foto ilustruese

LEZHË- Një 33-vjeçar është arrestuar sot në Lezhë, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë dhe sulm seksual. Në pranga ka rënë Valentin Kovaçi, i cili më datë 7 mars të këtij viti, tentoi të përdhunonte një 30-vjeçare dhe grabiti me dhunë çantën e saj. Ishte po e reja që e denoncoi ngjarjen në Komisariatin e Lezhës. Sipas Policisë, Kovaçi u gjet i fshehur në një shpellë, në zonën e Kalasë së Lezhës.

Gjatë kontrollit, atij iu gjetën dhe sekuestruan një portofol dhe dy celularë që dyshohen se janë vjedhur.

“Lokalizohet, kapet dhe ndalohet një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë dhe ngacmim seksual. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë në vijin të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencën policore organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cave”. Në kuadër të operacionit, në zonën e Kalasë së Lezhës, në një guvë (shpellë), në të cilën fshihej për t’ju shmangur Policisë, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Valentin Kovaçi, 33 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 7 mars 2025, një shtetase 30 vjeçare banuese në Lezhë, kallëzoi se ky shtetas i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës, me sende personale dhe kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Gjatë kontrollit në vendin ku fshihej ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një portofol dhe dy telefona celularë të dyshuar të vjedhur. Materialet i kaluan Prokurorisë të Lezhës për veprime të mëtejshme ligjore,”- njofton Policia./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente