Tentoi të fuste mbi 100 mijë euro në Shqipëri, arrestohet 40-vjeçari në Portin e Durrësit

Tentoi të fuste mbi 100 mijë euro në Shqipëri, arrestohet 40-vjeçari në Portin e Durrësit

Tentoi të fuste mbi 100 mijë euro në Shqipëri, arrestohet

Euro

DURRËS– 108 mijë e 960 euro dhe 600 franga janë vënë në sekuestro në Portin e Durrësit. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se paratë i janë gjetur një 40-vjeçari, në furgonin që ai vetë drejtonte. Për rrjedhojë, J. Z., 40 vjeç, banues në Dibër, u vu në pranga.

Njoftimi zyrtar:

Port, Durrës/Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Aseti”.

Evidentohet dhe goditet një tjetër tentativë për të lëvizur shuma të mëdhaja parash, pa i deklaruar në pkk. Sekuestrohen 108 960 euro dhe 600 franga, të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale. Arrestohet në hyrje të Shqipërisë, 40-vjeçari të cilit iu gjetën paratë në furgonin që drejtonte. 3 ditë më parë, Policia e portit të Durrësit sekuestroi 223 200 euro të dyshuara produkt i krimeve dhe vuri në pranga poseduesin e tyre. Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, si rezultat i  intensifikimit të kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiva parandalimin dhe goditjen e krimeve ne kufi, në bashkëpunim me autoritetet doganore, finalizuan fazën e  dytë të operacionit policor të koduar “Aseti”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi J. Z., 40 vjeç, banues në Dibër. Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në furgonin që drejtonte ky shtetas, u gjetën 108 960 euro dhe 600 franga, që tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar në pkk. Së bashku me paratë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, furgoni që drejtonte i arrestuari, si dhe 2 celularë dhe pasaporta e tij. Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me partnerët, vijon puna për të dokumentuar burimin e parave të sekuestruara. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente