
Të shtëna me armë zjarri gjatë operacionit policor në Kurbin, plagoset efektivi, dy të arrestuar
👁731

FOTO ILUSTRUESE
KURBIN-Një operacion i Policisë Vendore të Lezhës në zonën e Kurbinit ka përfunduar në përplasje me armë zjarri, pasi blutë kanë hasur në rezistencë gjatë kontrolleve për armëmbajtje pa leje.
Sipas raportimeve paraprake një person i cili dyshohet të jetë efektiv policie ka mbetur i lënduar, ndërsa dy persona janë vendosur në pranga. Ngjara ka ndodhur gjatë natës, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia.