“Të gjithë si nuse para SPAK-ut”, Pjerin Ndreu e pëson edhe vetë, thirret në Prokurorinë e Posaçme
👁1374
Pjerin ndreu
TIRANË- Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, njëherësh ish-deputet i Partisë Socialiste, është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Deri tani nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së Ndreut në SPAK, ndërkohë që vetë ai vazhdimisht ka përgëzuar operacionet e prokurorisë së posaçme. Disa vite më parë, ai me ironi deklaronte se “të gjithë do të shkojnë si nuse përpara SPAK,”, ndërsa sot duket se ka qënë radha e tij.
Pjerin Ndreu u zgjodh për herë të parë kryetar bashkie në Lezhë në vitin 2019, ndërsa fitoi mandatin e dytë në zgjedhjet e vitit të kaluar. Më herët ai ka qenë deputet i qarkut të Lezhës, ndërsa karrierën e ka nisur fillimisht në radhët e policisë së shtetit. /ZËRI
Burimi