Super-grabitja e Rinasit/ Talo Çela foli me Mikael Kamamin, dyshoi se Admir Murataj u “vra” nga shokët: Presim ekspertizën
Admir Murataj, Mikael Kamami dhe Talo Çela
TIRANË- Nga bisedat e zbardhura në aplikacionin “SkyECC”, Talo Çela ishte i paqartë për vrasjen e Admir Muratajt fill pas grabitjes së ndodhur në Rinas në vitin 2019. Në dosjen e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ZËRI ka zbardhur detaje nga momenti kur Talo Çela dyshonte se kreu i njërës prej grabitjeve të Rinasit, Admir Murataj, nuk u vra nga Policia gjatë përplasjes me armë zjarri, por nga shokët e skuadrës. Talo Çela përmend një person të quajtur “greku”, por nuk e identifikon me emër. Dyshimet e tij Talo Çela i dërgon mesazh Mikael Qoses alias Kamamit, një prej personave të besuar të vëllezërve Hajdar dhe Franc Çopja.
Talo Çela flet me Mikael Kamamin për Rinasin
“Opo mbyllim këtë të Rinasit o frate se për tjerat…s’ka asnjë provë, janë fjalë pazari. Me llafe s’të dëno kush në Gjykatë. Se për këtë punë i kemi lekët, si kemi për me i majt poshtë jastikut. Po kam frikë tjetër unë se gjithmonë s’ka provë por kam hall mos e ka vrarë dajën gabimisht ndonjë nga këto si greku i vogël psh.që nuk e takonte vëllain e dajës Pse nuk e takonte ai? S’ka gjë të keqe dhe gabimisht tha ai s’ka gjë, por robi e takon.Edhe dosja mbahet sekret edhe shpërthen në gjyqe ekspertiza për dajën mbase del distancë e afërt 2-4 metra distancë gabimisht nga kallashi. I bie nga shokët se të zit (efektivët) kanë pasur armë barretta automatike, kanë gjujt mbi 50 metra larg dhe nuk mund të ta shpojnë kokën tej e te, po se di tani ishalla. I kanë gjujt të zit mos ngeli nga ana jonë. Se vëllai i tij thoshte është vrarë nga shokët gabimisht kjo është e keqe pastaj për të gjithë. Armët janë djeg me furgonagt, del arma krimit kupton po jam kot, po hajt me u marr vesht me to. Po brenda s’jam unë as filmim me markë, as pa maskë. As gisht as anë…Po ajo është s’kam filmim as maskuar, as pa maskuar kupton. Po mbase me ndonjë kafe diku vend tjetër se di fiks atë po themi, ajo më merakos mos kam kamer vend tjetër me dajën ditë tjetër. Po çfarë sekrete ato kanë gjithçka filmime prova do. I nxjerrin gjyqe kaq. I vetmi person jam unë aty enigmë ndërsa tjetër janë tok të filmuar si figura me maskë. Ato kanë bërë muhamet megratë gjithçka vëlla ato kanë fol me spiunin.”
Për “spiunin” flet edhe me një person të paidentifikuar. Më datë 27.03.2020, Talo Çela i thotë se i ka zënë halli me një spiun shpifës dhe se çunat që janë kapur do flasin në favor të tij duke ia lehtësuar pozitat Talos. Më pas, shtetasi Talo Çela i tregon bashkëbiseduesit të tij se po qëndron në Tiranë ku ka shtëpi. Po ashtu, sipas Talos, spiuni e akuzon atë se i kashitur makina kushërinjve të tij dhe se personi të cilit Talo i referohet si “spiuni” do ballafaqohet me kushërinjtë e tij por ata nuk flasin dhe nuk do pranojnë që kanë marrë furgona nga Talo dhe kështu më pas bie akuza. Talo thotë gjithashtu se ata dy vëllezërit janë çuna të mirë dhe se i ka marrë më qafë një ordiner kot.
“Ja na zuri halli kot me një spiun shpifës, ato çunat kryesorët u kapën të shkretit, ato flasin për mua tani dhe më letojn ato. Po këtu jam në Tiranë. Këtu rri kam vend, shtëpi, të gjitha. Ai spiuni më akuzon që i kjam shit makina atyre kushërinjve të tij, furgona nga unë pastaj bie akuza ime. Po ato dy vëllezërit janë çuna të mirë shumë ato. I mori më qafë një ordiner kot. Akuza ime është që unë i kam shit makinat që u dogjën ato furgonat. E kam më të lehtë akuzën unë se ata të tjerët. Prova për ne nuk kanë shteti për asgjë veç flet ai spiuni por edhe spiuni nuk fiton status se nuk ka qenë prezent i ka me të dëgjuara nga larg dhe ka dhënë 3 versione të ndryshme ai per ne dhe nuk i janë marrë për bazë. Unë nuk dal dot kollaj, nuk më kap njeri. Ato morën gratë dhe fëmijët prandaj u kapën. Unë nuk takoj asnjë timin po fare. I shkoj gjithmonë 1 herë 3 muaj,”-i shkruan Çela mikut të tij që nuk është identifikuar.
Për grabitjen në aeroportin e Rinasit ka dëshmuar edhe Nuredin Dumani. Në dëshminë që ai ka dhënë më datë 21.07.2023, SPAK ka marrë deklarimet e Nuredin Dumanit, i cili duke u bazuar në diskutimet me të vëllanë e tij, Dashnor Dumanin, tregon gjithë çfarë di. Në rrëfimin e tij, Dumani shton se nga grabitja, Talo Çela ka marrë 600 mijë euro.
“Dua t’u sqaroj për grabitjen që ka ndodhur në Rinas në vitin 2018. Në këtë ngjarje kanë marrë pjesëdisa persona, por unë kam dijeni se përveç të tjerëve kanë qenë: Talo Çela, Altin Ndoci, vëllezërit Çala, Admir Murataj, vëllai im Dashnor Dumani, Dorian Shkoza, personi me pseudonimin Çalamani nga Fushë Kruja. Për grabitjen e Rinasit më ka treguar edhe Talo Çela. Pas përfundimit të burgut në Francë në gusht të 2019, unë u ktheva në Shqipëri. Atë natë, ose të nesërmen Talo Çela ka ardh tek shtëpia im në Nishtullë, Durrës. Talo në atë kohë ishte në kërkim për grabitjen e Rinasit. Atë natë kemi biseduar deri në orën 3 të natës. Bashkë me Talo Çelën ka qenë edhe Altin Ndoci. Këtë e njoha për herë të parë atë natë. Altin Ndoci e shoqëronte Talon kudo. Mbas disa ditësh jemi takuar përsëri dhe po flisnim për ngjarjet që kishin ndodur kur unë isha në Francë. Në grabitjen e Rinasit, Talo ka qenë shofer i furgonit me të cilin u realizua grabitja. Di që furgonin e kanë marrë tek shkëmbi i Kavajës në Golem. Furgoni është modifikuar tek servisi i Gent Sharrës dhe lyerja është bërë tek servisi i Dorjan Shkozës. Dashi më ka treguar se ditën e ngjarjes që është bërë grabitja e parave në Rinas furgoni ka dalë nga njerëzit e Admir Murataj. Nga Talo Çela kam mësuar se grabitjes së Rinasit dhe pas ndjekjes nga policia, personat që kanë goditur policinë kanë qenë Eldi Çala dhe Admir Murata. Talo dhe pjesa tjetër e personave kanë zbritur nga furgoni i përdorur në grabitje dhe kanë hipur në një furgon tjetër “Mercedes Benz VITO” me të cilin janë larguar. Plani ka qenë që furgoni i përdorur në grabitje të digjej pas ngjarjes nga Admir Murataj dhe Eldi Çala. Eldi do mbulonte Policinë mebreshëri arme për të mos u afruar, ndërsa Admir Murataj do digjte furgonin. Në këtë moment nuk janë koordinuar me njëri-tjetrin pasi të dy kanë goditur në drejtim të forcave të Policisë. Pas shkëmbimit të zjarit me Policinë në grabitjen e Rinasit, autoriët kanë shkuar të strehohen te shtëpia e Çalamanit në një fshat të Fushë Krujës. Sipas Talos kanë qenë 6-7 çanta me lekë. Çalamanit i kanë dhënë 200 mijë euro për fshehjen në shtëpinë e tij, pasi sipas Talos të gjithë shtëpitë janë kontrolluar nga Policia ndërsa shtëpia e Çalamanit jo. Di që Çalamani është shok i ngushtë i Altin Ndocit dhe “bubit” që njihet me emrin Klodi. Furgoni tjetër i ngjashëm me atë që janë larguar autorët etjerë të grabitjes është djegur nga vëllai im Dashi dhe Altin Ndoci. Për këtë ngjarje, vëllai im Dashi ka marë nga Talo Çela 30 mijë euro. Ndërs Talo Çela më ka pohuar se ai personalisht nga grabitja e Rinasit ka marrë 600 mijë euro. Për këtë ngjarje vëllai im Dashi më ka treguar se informacioni për vlerën e parave që kalonte në Rinas e ka marrë Eldi Çala nëpërmjet një vajze që ishte punonjëse policie në Rinas, të cilën e kishte të dashur. Ditën e ngjarjes janë njoftuar nga punonjësja e Policisë, e cila i ka dërguar SMS Eldi Çalës për mbërritjen e parave në Rinas. Pasi ka dërguar mesazhin e ka hedhur telefonin në tualet. Dua t’u sqaroj se kur ndodhi grabitja e Rinasit unë ndodhesha në burg në Bordo të Francës. Në këtë kohë (pasi ndodhi grabitja në Rinas) unë isha në përfundim të burfut dhe kam kërkuar azil në Francë me argumentin se nuk dua që të kthehem në Shqipëri pasi vëllai im kamarrë pjesë në grabitjen e Rinasit dhe do ketë vrasje nëpërmjet pjesëmarrësve në grabitje dhe për këtë gjë nuk dua të shkoj në Shqipëri. Kjo kërkesë më është refuzuar pas shqyrtimit në 6 seanca gjyqësore.”
Talo Çela u shpall në kërkim pas grabitjes së 9 Prillit 2019, ku një grup i armatosur i drejtuar nga Admir Murataj dhe Klement Çala, u përballën me ndërhyrjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Paratë e Rinasit ende nuk janë zbuluar se ku fshihen edhe pse nga dosja e SPAK janë zbuluar detaje të reja./ZËRI
Burimi