
Sulmet izraelite/ Vendet evropiane kërkojnë armëpushim të menjëhershëm në Gaza
Foto ilustruese
BRUKSEL- Tre vendet evropiane, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania përmes një deklarate të përbashkët shprehën shqetësim të thellë për sulmet izraelite në Gaza. Ato I quajten sulmet një “hap dramatik prapa” për popullin e Gazës dhe robërit e mbajtur në territorin e rrethuar.
“Ne jemi të tmerruar nga viktimat civile dhe bëjmë thirrje urgjente për një kthim të menjëhershëm të armëpushimit”, thuhet në deklaratën e Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Të tre vendet u kërkuan të gjitha palëve të përfshira që të kthehen në negociata.
“Më shumë gjakderdhje nuk është në interesin e askujt. Izraeli duhet të respektojë plotësisht ligjin ndërkombëtar dhe të lejojë që ndihma të rrjedhë menjëherë”, thuhet në deklaratë./ZËRI
Burimi