
Studentët ‘pushtojnë’ rrugët e Beogradit! Protesta më e madhe në dekadat e fundit në Serbi
PAMJE NGA PROTESTA
SERBI-Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Beogradit mbrëmjen e së premtes për të mirëpritur studentët që mbërritën në kryeqytetin e Serbisë, për protestën më të madhe që po zhvillohet sot në Beograd. Tubimi i sotëm pritet të jetë më i mëdhai që ka ndodhur ndonjëherë në Serbi në dekada. Duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrimin “Studentë, Beogradi është i juaji”, qytetarët i pritën studentët në kryeqytet edhe me medalje e lule.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçië u bëri thirrje të gjithëve që protesta e sotme në Beograd të vazhdojë paqësisht dhe autoritetet shtetërore të mos përdorin forcë përveç në rastet e nevojshme dhe tha se shteti do të marrë të gjitha masat për të siguruar paqen dhe stabilitetin.
Demonstratat masive kanë marrë vrull në vend që kur 15 njerëz u vranë pasi një çati u shemb në një stacion treni të sapo rinovuar në qytetin e dytë më të madh të Serbisë, Novi Sad. Pas kësaj tragjedie, për tre muaj protestat nuk kanë ndalur në Beograd, pasi qytetarët akuzojnë qeverinë se qëndron pas kësaj, për shkak të korrupsionit që ka “pushtuar” vendin. Studentët në Serbi vazhdojnë me protestast e tyre dhe me bllokimin e rrugëve kryesore.
Deri tani nga protestat është tërhequr kryeministri Milosh Vuçeviç, por as kjo lëvizje nuk i ka kënaqur protestuesit. Universitetet e vendit janë bllokuar, deri sa të pranohen kërkesat e tyre. Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të minimizuar situatën, zemërimi publik ka arritur kulmin. Protestuesit, të udhëhequr kryesisht nga studentë, mësues dhe punëtorë, kanë thënë se kjo tragjedi është rezultat i korrupsionit të pushtetit./ZËRI
Burimi