Spiunoi Zylyfin te ekzekutorët teksa luante domino me të atin e tij, Gosa në GJKKO: Jam kot këtu! Është gjynah

Spiunoi Zylyfin te ekzekutorët teksa luante domino me të atin e tij, Gosa në GJKKO: Jam kot këtu! Është gjynah

Spiunoi Zylyfin te ekzekutorët teksa luante domino me të atin e tij,

Andi Zylyfi

TIRANË-Fatos Gosa, i pandehuri në dosjen “Plumbi i artë” ka kundërshtuar me forcë akuzat dhe e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, se është personi i cili spiunoi Andi Zylyfin tek ekzekutorët teksa luante domino me të atin e tij. Gosa ka mohuar se ishte informatori i vrasësve me pagesë, duke u shprehur se ndodhet kot në gjykatë. Ai thekson se kërkon drejtësi dhe jo mëshirë.

“Jam kot këtu unë. Ta dëgjojnë të gjithë. Nuk kam lidhje. Nuk e kam takuar asnjëherë atë njeri. Vetëm drejtësi dua. Asgjë tjetër. Nuk dua mëshirë. Është gjynah mo”, u shpreh ai.

Fatos Gosa u arrestua në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pas dëshmisë së Nuredin Dumanit. Nga dosja hetimore, rezulton se Fatos Gosa ka qenë informatori i vrasësve me pagesë. 

Vrasja e Andi Zylyfit, roli i Fatos Gosës

Ekzekutimi i Andi Zylyfit ndodhi më 13 dhjetor 2019 në fshatin Përparim në rrugën nacionale Elbasan-Peqin. Nga të shtënat me breshëri, mbeti i plagosur rëndë edhe Ardit Uruçi, 23- vjeç, banues në fshatin Përparim. Fatos Gosa, ka qenë duke luajtur domino me babanë e Andi Zylyfit, kur e ka parë këtë të fundit teksa lëvizte dhe u ka treguar autorëve vendndodhjen e saktë të tij, ku më pas edhe u ekzekutua.

Zylyfi, i cili humbi jetën nga plagët e marra, ka lidhje familjare me dy personat që kanë mbetur të vrarë në atentatin e Bradasheshit të Elbasanit. Konkretisht, Andi Zylyfi ishte, djali i hallës së Endri Alibej, ku ky i fundit u ekzekutua për pazare droge, Andi Zylyfi kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigrimi kur u vra.

Nuredin Dumani, vrasësi me pagesë që është kthyer në të penduar të drejtësisë vijon dëshmitë për dosjen “Plumbi i Artë”. Dumani ka zbërthyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin duke i thënë SPAK kodet e PIN-eve që kishte në aplikacionin “SkyECC”: ‘Totorina”, “Covid 19” dhe “Alcatraz”. Po ashtu, paralajmëroi edhe krime të tjera që do të zbardhen me “Matrix”, aplikacionin më të ri që është dekriptuar nga Europol.

Gjatë 3 viteve që ka statusin e të penduarit të drejtësisë, Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, në Belgjikë, Holandë dhe në Itali. Në dosjen ‘Plumbi i Artë’ përmenden të paktën 32 persona të dyshuar dhe akuzuar, nga 4 organizata të ndryshme kriminale. Dëshmitë dhe emrat e bashkëpunëtorëve që Nuredin Dumani u dha prokurorëve të SPAK, kanë zbardhur plot 27 krime e ngjarje të ndryshme të ndodhura gjatë një dekade mes Tiranës, Elbasanit e Durrësit./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente