SKEMA e mashtrimit me bursa/ Policia kontroll në banesat e disa mësuesve, “zbulohet” lokacioni i Klea Ramës

SKEMA e mashtrimit me bursa/ Policia kontroll në banesat e disa mësuesve, “zbulohet” lokacioni i Klea Ramës

Valentina Lamaj

TIRANË- Pas zbardhjes së skemës së mashtrimit me bursa studimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes një projekti arsimor i njohur ndryshe si “Let’s Talk Together About US24”. Policia ka zhvilluar një kontroll në zyrën dhe banesën e mësueses së anglishtes të gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë, Valentina Lamaj. Gjatë kontrollit është kryer sekuestrimi i kompjuterit, Lap-Topit, dhe aparateve telefonike të saj.
Vetë Lamaj në reagimin e saj e ka kaluar “topin” tek Ministria e Arsimit. Në postimin e saj në rrjetet sociale, ajo shkruan se përfshirja e saj dhe e gjithë mësuesve të tjerë “Let’s talk together about US 2024”, nuk ka qenë iniciativë e tyre, por e vendosur “institucionalisht”. Pra, “pasin” e bën tek Ministria e Arsimit. Megjithatë, shton se vetëm drejtësia mund ta zbardhë çështjen e saj, ndërsa reagimin e saj e mbyll duke i kërkuar falje nxënësve që kanë rënë pre e mashtrimt.
Pjesë e verifikimeve hetimore nga prokuroria e Tiranës, është dhe drejtoresha e gjimnazit “Qemal Stafa”, Klotilda Jaupi, mëson Oranews. Aktualisht hetimi që po ndiqet nga një prokurore dhe dy oficerë Shqiptarë të atashuar në Ambasadën Amerikane, ka çuar në kontrollin e banesës së Klea Ramës, e cila rezulton si drejtuesja e projektit për Shqipërinë, dhe ajo deklarohet si përfaqësuese e “Departamentit Amerikan të Shtetit”.
Sipas burimeve pranë prokurorisë së Tiranës verifikimet janë shtrirë dhe tek Valentina Prespa me detyrë zv/drejtore e këtij projekti, Fatbardha Beqiri, këshilltaret Anisa Mehja, Fatjona Gashi dhe Ersilda Ramadani. Janë dhjetëra nxënës të gjimazeve në Tiranë dhe jo vetëm që janë mashtruar përmes këtij projekti që maskohej nën siglën e ambasadës Amerikane.
ZËRI pak ditë më parë i kushtoi një artikull Klea Ramës, se si ajo ishte e “angazhuar” në zyrën e Jashtme të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe njëkohësisht studionte për mjekësi po në Shtetet e Bashkaura të Amerikës.  Në një llogari të krijuar në Instagram, Klea Rama postonte vazhdimisht me “xhaxhanë” e saj, kryeministrin Edi Rama. Por u zbulua shpejt që familjen Rama nuk ka asnjë person me emrin Klea, me të njëjtin inicial po. ZËRI mund ta konfirmojë se po, Rama ka një mbesë që jeton në SHBA, por nuk është Klea. Se kush është Klea mbetet mister pasi nxënësit pohojnë kurrë nuk e kanë takuar dhe as parë me pretendimin se jetonte në SHBA. Nxënësit që kanë denoncuar kanë sjellë pranë ZËRI një video të një drejtoreshe shkolle në Bilisht, të cilës i dridhet ZËRI teksa lexon letrën që ka ardhur nga shumë larg. 

Një skemë me bursa studimi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u zbulua pak ditë më parë dhe nën hetim për këtë mashtrim është vendosur, zyrtarja arsimore, Valentina Lamaj. Bëhet fjalë për një projekt të ashtuquajtur “Let’s Talk Together About US24″, i cili pretendohej se ishte ngritur nga një zyrtare arsimore në nivel vendor, pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit dhe Ambasadës Amerikane në Shqipëri. Por mesa duket nuk ka qenë ky rasti./ZËRI
Burimi