Skandal me mbetjet në Tiranë, koshat e plehrave nuk pastrohen prej ditësh, mbyllen disa biznese

Skandal me mbetjet në Tiranë, koshat e plehrave nuk pastrohen prej ditësh, mbyllen disa biznese

Mbetjet ne Tirane

TIRANË- Prej disa ditësh në redaksinë e ZËRI-t kanë mbërritur denoncime të shumta nga qytetarët, se koshat e plehrave në zona të ndryshme të Tiranës nuk po pastrohen, dhe mbetjet janë kthyer në shqetësim të vazhdueshëm.
Përpos pamjeve skandaloze, erës së rëndë, lënia e plehrave prej ditësh pa u pastruar ka sjellë tejmbushjen e tyre, dhe hedhjen e mbetjeve në rrugë, duke shkaktuar shpesh dhe probleme në qarkullimin e mjeteve.

Një prej qytetarëve që jeton pranë Fushës së Aviacionit në Tiranë, ka denoncuar në redaksinë e ZËRI-t se kjo situatë vazhdon tashmë prej disa javësh, ndërkohë që edhe pse janë ankuar pranë Bashkisë së Tiranës nuk kanë marrë asnjë zgjidhje në këmbim.

Ndërkohë që edhe në zonën e Freskut, situata paraqitet e njëjtë si në videon e mëposhtme, ku plehrat nuk janë grumbulluar që prej ditës së premte, ndërsa banorët nuk kanë marrë asnjë zgjidhje nga ana e Bashkisë.

Ndërkohë që një biznes, furrë buke, është detyruar që të mbyllet për shkak se plehrat i kanë shkuar deri në hyrje të dyqanit.

/ZËRI

whatsapp image 2024 09 03 at 045457

dddpng

whatsapp image 2024 09 03 at 045458
Burimi