“Sikur të kishin qenë në kamp përqendrimi”/ Zemërim në Izrael për pengjet e kequshqyera

“Sikur të kishin qenë në kamp përqendrimi”/ Zemërim në Izrael për pengjet e kequshqyera

Pengjet

TEL AVIV- Imazhi i tre pengjeve izraelitë të lëshuar nga Hamasi ka shkaktuar reagime të forta. Ohad Ben Ami, 56 vjeç, Eli Sarabi, 52 vjeç dhe Or Levi, 34 vjeç, mbërritën në Izrael pas 16 muajsh robëri dhe krahasimi i tyre me fotot që kanë pasur para se të merreshin peng, ka bërë goxha bujë në rrjet. Sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë, tre pengjet janë të kequshqyer dhe kanë humbur shumë peshë gjatë 491 ditëve që janë mbajtur peng.

“Këto janë skena të vështira,”- tha zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë Dr. Hagar Mizrahi në një konferencë shtypi nga Spitali Ichilov i Tel Avivit, ku po trajtohen dy nga pengjet e liruara.
Eli Sarabi:

Ohad Ben Ami:

Or Levi:

Vjehërrit e Eli Sarabit ndoqën ekstradimin e tij në Izrael nga Britania e Madhe dhe thanë se ishin të tmerruar nga pamja e tij.
“Ai duket sikur ka qenë në Belsen”, thotë Pete Breezley, duke iu referuar kampit të përqendrimit të Luftës së Dytë Botërore.
Me zemërim reaguan edhe disa politikanë. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli nuk do ta harrojë kurrë imazhin e tre pengjeve./ZËRI

gjquaohxwaar vn

hostages 3

hostages 2

hostages 1
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente