Shqiptari arrestohet dy herë brenda 6 ditësh për drogë! Teksa arratisej rrezikoi dhe nxënësit e shkollës

Shqiptari arrestohet dy herë brenda 6 ditësh për drogë! Teksa arratisej rrezikoi dhe nxënësit e shkollës

Shqiptari arrestohet dy herë brenda 6 ditësh për drogë!

Foto ilustruese

ITALI- Pasi kishte mbërritur në Itali vetëm 15 ditë më parë, një shqiptar u vendos në pranga më pak se një javë më parë teksa po merrte drogën nga “furnizuesi” i tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Garbatella, ku pak hapa larg parkingut të një supermarketi, shqiptari priste grosistin. Por shumë pak ditë kaluan dhe 27-vjeçari u arrestua sërish, kësaj here nën shoqërinë e një klienti. 

I pavetëdijshëm se po vëzhgohej, klienti u fut në makinën e shqiptarit, por pasi mori “mallin” dhe hapi derën u kap në befasi nga Policia. Ai u kap me dy pako me hashash, duke rrëfyer se sapo i kishte blerë për 100 euro. Por sipas mediave italiane, qëndrimi i shqiptarit të paidentifikuar me emër nuk ishte aq bashkëpunues. Ai shfrytëzoi momentin që policët po kryenin kontrollin për të ndërruar marshin dhe për t’u arratisur me shpejtësi.

Shpejtësia dhe mënyra sesi ai i jepte mjetit, rrezikoi jetën e disa prej fëmijëve që dilnin nga shkolla, të cilët u shmangën në çastet e fundit. 27-vjeçari shqiptar, në fakt, i cili vetëm gjashtë ditë më parë ishte kapur në flagrancë nga oficerët e Policisë nuk kishte ndërmend të dorëzohej. Por një gomë e la “në baltë”. Megjithatë, sërish ai nuk u dorëzua. 

Pas një përpjekjeje të fundit të dëshpëruar për t’u strehuar në tarracën e një ndërtese aty pranë, shqiptari u ndalua nga Policia.

Në xhep ai kishte paratë që kishte marrë nga shitja e drogës dhe 125 euro të tjera që mendohet se gjithashtu janë të ardhura nga “puna” e tij e paligjshme./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente