Shpërthim me tritol në Shkodër, hidhet në erë agjensia funerale

Shpërthim me tritol në Shkodër, hidhet në erë agjensia funerale

SHKODËR- Në orët e para të mëngjesit një lëndë plasëse është hedhur në një agjenci funerale, në afërsi të urgjencës së spitalit rajonal të Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” në orën 03:20 dhe agjencia ndodhet në pronësi të shtetasit F.F.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Nga dyshimet e para policia mendon se kjo ngjarje mund të lidhet me konkurrencën mes agjencive funerale në Shkodër por nga ana tjetër po hetohen edhe pista të tjera të mundshme.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente