
Sherr për pronat! Nipi i djeg makinat xhaxhait, shpallet në kërkim 30-vjeçari
👁1164

FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Një incident është raportuar në Tiranë, ku një 30-vjeçar ka djegur dy automjete të xhaxhait të tij. Nga hetimet u identifikua autor i dyshuar Marjus Xhepa, kurse i dëmtuari është xhaxhai i tij.
Ngjarja u raportua në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ku ishin djegur 2 automjete të parkuara në oborrin e banesës së G. Xhepa, 66 vjeç. Shkak dyshohet një konflikt prone mes xhaxhait dhe nipit.