
Sherr mes adoleshentëve! 17-vjeçari plagos me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet në Kamëz

foto ilustruese
TIRANË-Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia në Kamëz, pasi ka goditur me thikë bashkëmoshatarin e tij. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (17 mars), ku dy adoleshentët fillimisht janë përplasur fizikisht e më pas konflikti ka agravuar në përdorimin e mjetit prerës. 17-vjeçari i dëmtuar është aktualisht në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan një 17-vjeçar dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një bashkëmoshatar të tijin. I mituri i arrestuar, dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një bashkëmoshatar të tijin, mbrëmjen e datës 16.03.2025, në rrugën “Besëlidhja”, ndërsa i mituri i proceduar dyshohet se ka goditur me grushte, autorin e dyshuar të plagosjes me mjet prerës. Mjeti prerës u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. 17-vjeçari i dëmtuar është aktualisht në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;
-shpallën në kërkim shtetasin A. F., 36 vjeç, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale, dyshohet se ka përndjekur një 34-vjeçare. Punohet për kapjen e 36-vjeçarit.