Rivalit të Erdogan i hiqet diploma! Imamoglu s’mund të kandidojë për president: Asnjë fije floku s’më lëviz

Rivalit të Erdogan i hiqet diploma! Imamoglu s’mund të kandidojë për president: Asnjë fije floku s’më lëviz

Ekrem Imamoglu

GREQI-Një pengesë e re duket se po del në kandidimin e kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu. Kryebashkiaku po përballet me akuza për falsifikim dokumentesh zyrtare bazuar në një raport të përgatitur nga Këshilli i Arsimit të Lartë të Turqisë (YOK).
Autoritetet turke po shqyrtojnë dokumentet, veçanërisht diplomën e kryetarit të bashkisë së Stambollit, për të vërtetuar nëse ai e falsifikoi dokumentin ose jo. Universiteti i Stambollit pritet që sot të përfundojë raportin për diplomën e Imamoglu dhe ta dërgojë atë në Shkollën e Administrimit të Biznesit, administrata e së cilës do të nxjerrë vendimin për vlefshmërinë ose jo të diplomës, mundësisht brenda ditës ose të hënën.
Nëse i hiqet diploma, Ekrem Imamoglu nuk do të mund të kandidojë për president të vendit , pasi një diplomë e arsimit të lartë është një parakusht për këtë pozicion. Përpos akuzave kryebashkiaku deklaron se asgjë nuk do ta pengojë të vazhdojë kandidimin.
“Asnjë fije floku në kokë nuk më lëviz. Frikacakët përpiqen të na trembin. Ne nuk kemi frikë, nuk trembin askënd. Gjithçka që kërkojmë është kutia e votimit. Ejani të lajmë hesapet, t’i lajmë hesapet me trimëri. Nuk kemi frikë, kërkojmë vetëm kutinë e votimit. Rrugën drejt presidencës e mora me vendosmëri. Ata nuk do të mund ta pengojnë Ekremin,”-u shpreh Imamoglu.
Më 23 mars do të mbahen zgjedhjet e brendshme për të emëruar kandidatin e partisë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat, nëse nuk mbahen para kohe, janë planifikuar për në vitin 2028. Kandidati më i fortë ndaj presidentit aktual Rexhep Tajip Erdogan nga opozita është Imamoglu./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente