
Reshje shiu dhe temperatura deri në 25 gradë celcius, moti sot
👁439

FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Dita sot do të jetë me kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.
Vranësirat në zonën e veriut dhe qendër. Në pjesën e parë të ditës do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, por me intensitet të ulët dhe në mënyrë lokale dhe në periudha afatshkurtra deri mesatar.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit, por rriten ndjeshëm maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 25°C vlera maksimale e cila pritet shumë qarqe të zonës së ulët.