
Rama mbledh drejtuesit politikë, mbërrin në seli krah Ulsi Manjës
👁1652
Ulsi Manja dhe Edi Rama
TIRANË-Në selinë rozë po zhvillohet mbledhja e Partisë Socialiste. Gjatë mbledhjet do të diskutohen emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Kreu i qeverisë ka mbërritur në seli, i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Mësohet se Rama do të zhvillojë bisedime me të gjithë drejtuesit politikë në qarqe, më vete. Më pas ai do të takohet edhe me shefin për diasporën, Taulant Ballën ku do të flitet për emrat favoritë nga diaspora që do të futen në listën e mbyllur të PS.
Në 19:00 mblidhet Kryesia e PS, ku do të zyrtarizohen emrat e kandidatëve për deputetë që duhet të dorëzohen në KQZ para mesnatës./ZËRI
Burimi