
Qëllohet me breshëri automatiku godina e ‘CFO Pharma’, në pronësi të Nadir Çaushollit

Nadir Çausholli
TIRANË-Një sulm me armë zjarri automatik është regjistruar në orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrës, ku objekt i sulmit ishte ndërtesa e ‘CFO Pharma’. Kompania i përket biznesmenit Nadir Çaulloshi. Sipas burimeve, drejt fasadës së “CFO Pharma” janë qëlluar rreth 20 plumba.
Mësohet se autorët, të cilët janë parë nga roja e godinës kanë qenë në një automjetdhe pasi kanë lëshuar breshëri plumbash në lëvizje drejt godinës, janë larguar në drejtim të paditur. Uniformat blu ndodhen në vendngjarje, ndërsa pritet të merret në pyetje pronari i kompanisë, Nadir Çaulloshi.
Njoftimi ipolicisë:
Rreth orës 08:10, në sallën operative të DVP Tiranë, ka ardhur njoftimi se në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”, gjatë natës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të fasadës së një ndërtese.
Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit./ZËRI

525jpg

ghhhgjpg