QARK MË QARK/ Berisha dhe Rama përballen për herë të parë në Tiranë! “BIG-ët” zbresin në terren

QARK MË QARK/ Berisha dhe Rama përballen për herë të parë në Tiranë! “BIG-ët” zbresin në terren

Kryedemokrati Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha do të jenë përballë njëri-tjetrit në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 11 maj. Dyshja e kanë vendosur emrin e tyre të parin në listat e Tiranës, në listat e mbyllura. Berisha ndiqet nga Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Jozefina Topalli. Emrat e tjerë të listës së mbyllur plotësohen nga aleatët, si emra të zgjedhur nga Partia e Lirisë dhe jo vetëm.
Ndërsa kreu i qeverisë ka vendosur që në listë të mbyllur të ketë vetëm gra. Përjashtim bëjnë vetëm tre emra, Taulant Balla, Igli Hasani dhe Erjon Malaj. Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali dhe Lindita Nikolla janë tre emrat që ndjekin kryeministrin Rama.
Në Elbasan Arbjan Mazniku në listën e Partisë Socialiste do të përballet me Tomor Alizotin që kryeson demokratët. Në vend të dytë, PD ka zgjedhur të vendos Edmond Haxhinaston, ndërsa Mazniku nga Bora Muzhaqi.
Në qarkun e Gjirokastrës janë vetëm dy emra, socialistja Mirela Kumbaro e cila do të garojë përballë Tritan Shehut.
Ndërsa Lezha ka dy kandidatë në secilin kamp. Demokratët kanë zgjedhur të vënë të parin Agron Gjekmarkajn që ndiqet nga Elda Hoti, ndërsa socialistët ministrin Ulsi Manja dhe Ermal Pacaj, i cili ka qenë Drejtori i Shërbimit të Provës.
Korça do të shohë një dyluftim mes Ivi Kasos, Bledion Nalldatit që ishte më i votuari në procesin e Primareve, Ledina Alollit dhe tre të zgjedhurve të selisë rozë që kryesohet nga Niko Peleshi dhe më pas ndiqet nga Romina Kuko e Genti Lakollari.
Xhelal Mziu është i pari në listën e Partisë Demokratike në Dibër që bashkë me Denisa Vatën do të garojnë emrat e zgjedhur nga socialistët që janë Blendi Klosi dhe Alma Selami.
Ndërsa lista e Partisë Demokratike në Vlorë udhëhiqet nga Bujar Leskaj. I dyti është Vangjel Dula, e treta Ina Zhupa, ndërsa i fundit Atord Hoxhaj. Partia Socialiste ka zgjedhur që në qytetin bregdetar të vendosë të parin Bledi Çuçin. E dyta është ‘vjedhje’ nga demokratët, bëhet fjalë për Zamira Sinën, e cila ndiqet nga Erjona Ismaili, të cilën vetë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se e ka njohur gjatë një debate telefonik për përmbytjet në qytetin bregdetar. I fundit në listën e mbyllur është ministry Pirro Vëngu.
Lufta në Fier duket e ashpër. Gazment Bardhi, i njohur ndryshe si njeriu që ka ngrënë ‘kokat’ e kryebashkiakëve socialist do të jetë përballë zëvendëskryeministres Belinda Balluku, të cilën edhe e ka paditur në SPAK.
Bardhi ndiqet nga Luan Baçi, Brunilda Haxhia, Saimir Korreshi dhe Eduart Sharka, ndërsa Balluku nga Erion Mile, Petrit Malaj, Kiduina Zaka dhe Ana Nako.
Ndërsa në qytetin bregdetar të Durrësit, një nga qarqet më të rëndësishme në vend pas Tiranës, Oerd Bylykbashi do të jetë ‘kokë më kokë’ me Klodiana Spahiun. Pas Bylykbashit në listë të mbyllur janë Gent Strazimiri, Manjola Luku, Artan Luku dhe Igli Cara, ndërsa Spahiu ndiqet nga Milva Ekonomi, Loer Kume, Skënder Pashaj dhe Aurora Mara.
Ervin Demo, i cili hoqi dorë nga posti i kryebashkiakut për të garuar për deputet e ka garën me Enno Bozdon që qëndron i pari në listën e Partisë Demokratike. Të dytët në radhë janë Zoja Ismaili nga PD-ja dhe Enriketa Jaho nga selia rozë.
Në Kukës, Partia Demokratike ka zbritur në shesh Flamur Hoxhën, që është edhe drejtuesi politik në këtë qark. Ai do të jetë përballë Eduard Shalsit.
Luçiano Boçi, një emër që të sjell ndërmend përfaqësuesin e Partisë Demokratike në Elbasan, është në vend të parë të listës së mbyllur në qarkun e Shkodrës.
E dyta në listën e demokratëve është Greta Bardeli që ndiqet nga Ramadan Likaj dhe Kliti Hoti.
Selia rozë në Shkodër priret nga Marjana Koçeku, e cila është një risi nga Partia Socialiste. Ajo është active dhe në fushën e agrobiznesit, pasi zotëron bujtinën “Neomalësorja”. I dyti në radhë është Onid Bejleri që ndiqet më pas nga Xhenis Çela dhe Bujar Rexha./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente