Pusi ku Esmerald Balla hodhi trupin e të atit, lau makinën dhe fshiu pamjet e kamerave. Çfarë e nxori zbuluar

Pusi ku Esmerald Balla hodhi trupin e të atit, lau makinën dhe fshiu pamjet e kamerave. Çfarë e nxori zbuluar

Enver dhe Esmerald Balla

DURRËS- Pamjet që shihni në videon e mëposhtme i përkasin vendit, ku Esmerald Balla fshehu trupin e të atit, Enver Ballës, pasi e ekzekutoi me pistoletë. Pusi, pesë metra i thellë, ku 30-vjeçari hodhi trupin ndodhet në një stank u familja Balla mbante ushqimin për kafshët e fermës së tyre, dhe ndodhet rreth 1 km larg vendit ku 30-vjeçari kreu vrasjen.
Trupi i 62-vjeçarit u nxor me ndihmën e një vinçi një ditë më parë, ndërkohë që gjatë ditës së sotme, u arrestua dhe bashkëpunëtori i Esmerald Ballës, i cili ishte shoku i tij i ngushtë Edison Brahaj. Ky i fundit ka ndihmuar në transportimin e trupit drejt pusit, ndërkohë që në banesën e tij është gjetur një shumë parash.
Nuk dihet ende nëse 25-vjeçari e ka ndihmuar Esmerald Ballën kundrejt pagesës. Pas ngjarjes, djali i viktimës lau gjurmët e gjakut në makinë, theu kartën e telefonit të babait të tij, dhe celularin e hodhi në pus në mënyrë që të fshihte gjurmët.

Duke u mbështetur në tabulatet telefonike, që për herë të fundit e nxirnin sinjalin e telefonit të viktimës pranë banesës, grupi hetimor ngriti dyshimet se Enver Balla nuk ishte zhdukur, por mund të ishte vrarë. Për këtë për ditë me radhë u mbajtën nën vëzhgim familjarët e tij, përfshirë autorin e vrasjes, i cili kishte hapur fjalët se babai ishte larguar me një grua nga banesa, duke marrë me vete dhe paratë e kursimeve të familjes.
Po ashtu, nga një adresë fake në rrjetet sociale, ai kishte kontaktuar djalin tjetër të viktimës, duke u shtirur si gruaja me të cilën babai i tyre ishte larguar nga shtëpia. Në dëshminë e tij para grupit hetimor, Balla ka deklaruar se ngjarja ka qenë aksidentale, dhe se ka qenë babai ai që i ka drejtuar armën i pari./ZËRI
Burimi