
Publikohet DOSJA SEKRETE e vrasjes së John F. Kennedy
John F. Kennedy
SHBA- Donald Trump publikoi 63 mijë faqe dokumente të klasifikuara për vrasjen e presidentit John F. Kennedy. Presidenti amerikan përmbushi kështu angazhimin që kishte marrë në ditët e para pas rizgjedhjes në detyrën më të lartë në SHBA.
“Kemi një volum të madh dokumentesh. Keni shumë për të lexuar,”- komentoi Trump në deklaratat e tij.
Një total prej 2200 dosjesh u publikuan në faqen e internetit të Administratës Kombëtare të Arkivave dhe të Rekordeve të SHBA-së. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, nuk ka asnjë tregues se dosjet do të përmbajnë ndonjë “bombë”.
Dokumentet u postuan në faqen e Arkivit Kombëtar mbrëmë, ndaj edhe do të duhet pak kohë para se personat që kanë studiuar vrasjen e JFK-së të studiojnë 1123 dokumentet e sapo publikuara, të cilat u identifikuan vetëm nga numrat e regjistrimit dhe jo nga përshkrimet. Larry Sabato, një studiues i shkencave politike në Universitetin e Virxhinias, i cili shkroi librin “Gjysmë shekulli i Kenedit: Presidenca, vrasja dhe trashëgimia e qëndrueshme e John F. Kennedy”, paralajmëroi se publiku mund të zhgënjehet nga mungesa e risive.
“Unë thjesht po ju them se do të mësojmë gjëra. Por mund të mos kenë të bëjnë me vrasjen e Kenedit dhe atë që njerëzit presin. Siç e dini çështjet që publikohen pas 61 vitesh, zor se kanë të reja,”-tha Sabato.
Cilat pyetje mund të mbeten pa përgjigje?
Lee Harvey Oswald
Ajo që bota nuk do ta dijë kurrë është motivimi i saktë i Lee Harvey Oswaldit për vrasjen e Kenedit. Dy ditë pas vrasjes, më 24 nëntor 1963, Oswald u qëllua dhe u vra nga pronari i klubit të natës Jack Ruby në stacionin e policisë në Dallas. Oswald nuk kishte rrëfyer në polici para vdekjes së tij dhe nuk ekziston asnjë regjistrim i marrjes së tij në pyetje.
Vrasja e Kenedit ka nxitur teori konspirative për vite me radhë. Kjo është një nga arsyet pse u krijua Komisioni i Shqyrtimit të Atentatit, i kryesuar nga Samoluku – për të vlerësuar nëse dosjet që lidhen me atentatin mund të bëhen publike./ZËRI
gfhghjjjpg
fgghjpg
Burimi