Protestat për Imamoglu, policia përdor plumba plastikë për të shpërndarë turmën

Protestat për Imamoglu, policia përdor plumba plastikë për të shpërndarë turmën

Protesta në Stamboll

STAMBOLL- Portestas pas arestimit të kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu po vazhdojnë në Turqi. Por, këtë mbrëmje janë shënuar disa incidente mes demonstruesve dhe oficerëve të policisë/ Për të shpërndarë turmën, policia përdori plumba plastikë, sipas AFP.
Në Izmir, qyteti i tretë më i madh i Turqisë, policia përdori ujë për të shpërndarë turmën, raportuan kanalet televizive lokale. Përleshje mes policisë dhe protestuesve ndodhën edhe në Ankara, ku autoritetet u përpoqën të shpërndanin turmën e zemëruar të protestuesve. Demonstratat u thirrën nga opozita turke, e cila bëri thirrje për një “natë demokracie” për të denoncuar arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu.
Kreu i partisë kryesore opozitare të Turqisë, CHP, tha se 300 mijë protestues u mblodhën sonte në Stamboll, menjëherë pas përfundimit të agjërimit të Ramazanit, për të mbështetur kryebashkiakun.
Vihet re se vetë Imamoglu ka mohuar të gjitha akuzat për korrupsion ndaj tij, ndërsa sipas prokurorisë ai do të dalë në gjykatë për akuzën e organizatës kriminale nesër në orën 21:00./ZËRI
Burimi