
Protesta historike në Serbi, Kos: Qyetetarët demonstruan në mënyrë paqësore
Pamje nga protesta
BEOGRAD- Dhjetëra mijëra qytetarë protestuan dje në në Beograd, Serbi. Protesta u udhëhoq nga studentët, të cilët organizuan një nga protestat më të mëdha në historinë e Serbisë. Për këtë protestë, ka reagur edhe Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kos shprehet se protesta u zhvillua në mënyrë paqësore dhe qytetarët serbë bërën thirrje për instuticione të forta dhe të përgjegjshme demokratike.
“Një numër i paprecedentë i qytetarëve serbë demonstroi në mënyrë paqësore sot në Beograd, duke bërë thirrje për sundim të ligjit dhe institucione të forta dhe të përgjegjshme demokratike. Falenderoj të gjithë ata që siguruan sigurinë e tyre. Një marrëveshje për reformat, të cilat janë të nevojshme për rrugën e Serbisë në BE duhet të pasojë”, shkruan Kos.
Të paktën 150 mijë persona në shesh të ndryshme duke kërkuar drejtësi për tragjedinë e Novi Sadit, ku 15 persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor më 1 nëntor 2024. Kjo është protesta më e madhe e mbajtur ndonjëherë në Serbi. Manifestimi u shoqërua edhe me gjestë të veçanta. Disa njësi policore refuzuan që të shoqëronin studentët që protestonin, madje i përgëzuan ata për lëvizjen e nisur. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nga ana tjetër ka deklaruar se nuk ndihet i sfiduar dhe se studentët po keqpërdoren./ZËRI
Burimi