Plumbat drejt “CFO Pharmës”/  Autorët u paguan nga persona të tretë, PISTA e hetimit: Çausholli i përfshirë në fajde?

Plumbat drejt “CFO Pharmës”/ Autorët u paguan nga persona të tretë, PISTA e hetimit: Çausholli i përfshirë në fajde?

Plumbat drejt “CFO Pharmës”/  Autorët u paguan nga persona

Nadir Çausholli

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga sulmi me armë zjarri drejt kompanisë farmaceutike ‘CFO Pharma’, në pronësi të Nadir Çaushollit, ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës (17 Mars). Ende nuk dihet se kush janë autorët ndërsa ka dyshime se ata janë paguar nga persona të tretë për ta kryer sulmin.

Sipas raportimeve të ‘News 24’ grupi hetimor përveç pistës së konkurrencës po heton edhe në një drejtim tjetër. Grupi hetimor është fokusuar në aktivitetin e biznesmenit, Nadir Çausholli, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në marrjen dhe dhënien e parave me fajde rreth viteve 2019-2022.

Ndërkohë vetë pronari i biznesit Nadir Çausholli ka mohuar të këtë probleme apo konflike dhe nuk ka dhënë asnjë detaj që mund të ndihmojnë hetuesit në identifikimin e autorëve apo porositësve. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë ende nuk është zbuluar ndonjë provë e rëndësishme që mund të çojë në zbulimin e autorëve.

Sulmi ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të 18 marsit. Dy persona qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të fasadës së “CFO Pharma”. Burime bënë me dije se drejt godinës është qëlluar të paktën 30 herë me kallashnikov nga një makinë, e cila fillimisht ka ndaluar, ka qëlluar dhe më pas është nisur në drejtim të Kasharit./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente