Përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren, Apeli lë në fuqi dënimin me 18 vite burg për ish-efektivin

Përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren, Apeli lë në fuqi dënimin me 18 vite burg për ish-efektivin

Përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren, Apeli lë në

Jonada Avdiaj dhe Arjan Tase

VLORË-Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 18 vite burg për ish-komisarin Arjan Tase, i cili përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdiaj. Ish-komisari kishte apeluar dënimin e gjykatës së shkallës së parë në Vlorë që e kishte dënuar me 18 vite burg. Sot, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë Vlorë. 

Arjan Tase u shpall fajtor për ‘vrasje me dashje’ dhe Gjykata e Vlorës. Ai ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar dhe do të qëndrojë dymbëdhjetë vite në qeli. 

Më 2 gusht 2022, 7-vjeçarja Jonada Avdia humbi jetën tragjikisht teksa po lahej në bregun e detit, pasi u godit nga një gomone, e cila në kundërshtim me rregullat, po lundronte brenda kordonit të sigurisë. Tragjedia u shkaktua nga polici Arjan Tase, i cili po lundronte në mes të pushuesve teksa po laheshin dhe për shkak të një manovre të gabuar i mori jetën të miturës. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente