
Përfundoi lejen e tij dyditore, Hashim Thaçi niset drejt Hagës
Hashim Thaçi niset drejt Hagës
PRISHTINË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përfunduar vizitën dyditore në Kosovë dhe është nisur drejt Hagës. Gjykata e Hagës, 5 ditë pas vdekjes së babait i dha leje që të kthehet sërish në vendin e tij. Pasi mbërriti në Kosovë, Thaçi vizitoi varrin e babait të tij dhe vendosi një kurorë me lule ku shkruante: “Te varri yt erdha i fundit babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë me dorë, do t’i falënderoj të gjithë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”.
Pas kësaj, Thaçi shkoi në zyrat e EULEX, ku e kalooi aty natën. Disa orë para se të nisej, ish-presidenti u takua me familjën e tij, bashkëshorten dhe vëllezërit.
Disa qytetarë u mblodhën në shenjë proteste duke kërkuar lirinë e Thaçit. Ata mbanin në duar pankarta me mbishkrimet: “S’kemi heronj për të sakrifikuar”, “Liri për çlirimtarët”, “Liria ka emër” dhe “Drejtësi, jo politikë”.
Protesta
Babai i ish-presidentit të Kosovës Haxhim Thaçi, Haxhi Thaçi, ndërroi jetë më 16 mars në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës, ku edhe po trajtohej prej disa javësh në gjendje të rëndë shëndetësore. Kujtojmë se Thaçi e vizitoi të atin në spitalin ku ndodhej i shtruar në Prishtinë disa ditë para se të ndërronte jetë./ZËRI
Burimi