Për HERË të PARË! Do garojë nga burgu në listën e hapur, Kryemadhi mbështet Metën: Me ty në çdo hap e sfidë!

Për HERË të PARË! Do garojë nga burgu në listën e hapur, Kryemadhi mbështet Metën: Me ty në çdo hap e sfidë!

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, për herë të parë, ka bërë një postim mbështetës për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta. Pas disa muajsh në proces divorci me të, Kryemadhi sot ka bërë reagimin e parë mbështetës ndaj tij, por në mënyrë indirekte. Kryemadhi ka ripostuar një publikim në rrjetet sociale të Miranda Rirës, ish-kryebashkiakja e Prrenjasit.
“Unë nuk i braktis kurrë njerëzit, sidomos kur ata janë në momentin më të vështirë të jetës së tyre. Po, mund të kem mendim ndryshe, diskutime dhe debate por qëndrimi im ndaj tyre bazohet në parimin e mirënjohjes, qëndrueshmërisë dhe sakrificës, no matter ëhat! Këto përmblidhen në atë që quhet karakter dhe kjo qëndron për çdo marrëdhënie njerëzore që unë ndërtoj. Me ty Ilir Meta, në çdo hap dhe në çdo sfidë!,”-shkruan Rira në postimin që ka shpërndarë edhe Kryemadhi.
POSTIMI I KRYEMADHIT:

Deputetja e PL-së e ka deklaruar se nuk do të garojë më për politikë, por është shprehur se do të vazhdojë që të mbrojë dhe të angazhohet për opozitën. Edhe pse në burg, presidenti i Partisë së Lirisë ka vendosur që të garojë në listën e hapur të qarkut të Tiranës./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente