
PE hap zyrë në Tiranë, Rama- opozitës: Si ndodhi kjo në një narkoshtet
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot bashkëbisedimin e radhës me ndjekësit në rrjetet sociale Facebook në rubrikën ‘Sy më sy’. Rama dha lajmin se Parlamenti Europian do hapë një zyrë në Tiranë, si një zhvillim gjeopolitik shumë i mirë në dritaren e hapur për anëtarësim në BE. Zyra e re e Parlamentit në Tiranë do të shërbejë si një pikë kyçe komunikimi ndërmjet Parlamentit Europian dhe parlamenteve kombëtare, shoqërisë civile, dhe partnerëve lokalë në Ballkanin Perëndimor.
Kreu i qeverisë më tej tha se më 15 Maj në Tiranë do të vijnë liderët e vendeve të Bashkimit Europian për një darkë me të dhe më 16 maj do të mbahet samiti i madh i NATO, ku vijnë edhe liderët e 46 vendeve të botës dhe Shqipëria bëhet qendra e globit.
Edi Rama: Parlamenti Evropian po hap zyrën e tij në Shqipëri. Si ka mundësi, Sorosi, në Parlamentin Evropian, që vepron si diversant?! Si ju duket kjo ju, që PE vendos të hapë zyrë në një narkoshtet?! PE me hapjen e zyrës në Shqipëri konfirmon një strategji më të gjerë të BE-së dhe nga ana tjetër përcakton pa diskutim Shqipërinë si një pikë referimi në PE dhe që së shpejti do jetë anëtar i PE. E po hap disa zyra dhe Shqipëria bëhet vendi mikpritës i zyrës së PE-së, në Tiranë. Një tjetër zyrë do hapet edhe në Moldavi, në kufi me Rusinë. Ky është moment i jashtëzakonshëm dhe pozicionin tonë ndërkombëtar. Kemi filluar edhe përgatitjen për samitin e madh në Shqipëri të 16 majit. Dhe të gjithë liderët e BE-së kanë vendosur të vijnë në 15 maj për një darkë pune këtu me mua dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Pra 15 maj do të mirëpresim të gjithë liderët e BE-së dhe 16 maj do vijnë 46 liderët e botës, nga Ankaraja, Oslo, Jerevan, Baku, Kiev, Tbilisi, përveç Rusisë, e padyshim gjithë të tjerët që janë pjesë e BE-së. Kjo është Shqipëria e sotme.
Shqipëria do të jetë më 16 Maj 2025 mikpritëse e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje historike që pritet të mbledhë në Tiranë liderët e vendeve evropiane. Ky samit pritet të theksojë rëndësinë e Shqipërisë si një partner strategjik për stabilitetin rajonal dhe integrimin evropian./ZËRI
Burimi