![PDK reagon pas mbylljes së votimeve në Kosovë: Kemi arsye për të qenë optimist](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2025/02/pdk-reagon-pas-mbylljes-se-votimeve-ne-kosove-kemi-arsye-per-te-qene-optimist_67a909b8d46d7.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
PDK reagon pas mbylljes së votimeve në Kosovë: Kemi arsye për të qenë optimist
Blerand Stavileci
PRISHTINË- Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci ka dalë me një deklaratë për mediat pas përfundimit të procesit të votimeve dhe nisjes së numërimit. Në deklaratën e parë pas votimeve, ai shprehu edhe njëherë falenderim për votuesit e forcës politike që ai përfaqëson. PDK thotë se votimet folën për forcën e tyre politike, teksa fushata e saj dëshmoi pjekuri demokratike. Ndërkohë që nuk ngurojnë të shpallin fitoren në këto zgjedhje.
“Sot qytetarët e Kosovës votuan për ma mirë. Kosova dëshmoi se është demokraci e pjekur ku qytetarë vendosin me votë. Ditë e rëndësishme për demokracinë, qytetarët treguan kulturë politike. Fitore për vendin dhe të ardhmen tonë. Falënderim për kandidatin Bedri Hamza që udhëhoqi fushatë dinjitoze për zhvillimin e Kosovës, mirënjohje për kryetarin e PDK, Memli Krasniqi që i dha kësaj fushate energji. Fushata bashkoi njerëzit e mirë drejt përparimit. Falënderimi për çdo votues ,aktivistë, komisionet, vëzhgues të PDK që punuan me aq zell. Falë jush kjo fushatë ishte histori suksesi. Mbrojtja e votës prioritet yni. Vullneti i qytetarëve pasqyron më mirë se sa pasqyrojnë exit poll. Çdo votë të ruhet me korrektësi. Respektojmë procesin dhe do presim rezultatin përfundimtar. Gjatë mbrëmjes Bedri Hamza do mbajë një konferencë tjetër. ky është vetëm fillimi i një rruge të mbarë për Kosovën i një rruge për ma mirë. E para ne po flasim në përfundim të një procesi që ende nuk ka mbaruar. Duke falënderuar gjithë mbështetësit e PDK, strukturat, komisionerët e vëzhguesit që të mbrojnë votën e PDK. Rezultati jonë inkurajues. Krasniqi dhe Hamza gjatë kohës kanë punuar me vizion për ti bashkuar njerëzit për një vizion ma mirë. Votuesi i Kosovës u bashkuan që vendin tonë ta bëjmë më mirë. Kemi pasur proces ku qytetarët treguan kulturë të lartë demokratike,”-tha ai.
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka shprehur optimizëm për rezultatin e zgjedhjeve, duke falënderuar qytetarët për një tjetër proces elektoral të suksesshëm.
“I falënderoj qytetarët e Kosovës për edhe një proces elektoral tjetër të shkëlqyeshëm. Mburremi me fushatën dhe me ditën e zgjedhjeve. Presim rezultatet, por qysh tani kemi arsye për të qenë optimistë,”- ka shkruar Çitaku në Facebook.
Pas 12 orëve votime, mbyllen zgjedhjet në Kosovë. Tashmë ka nisur procesi i numërimit, ndërsa KQZ bën me dije se rezultatet e para zyrtare të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë priten pas orës 21:00. “Exit poll-et” parashikojnë një fitore të LVV, por nuk krijon dot qeveri. Në garë ishin 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, si dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë./ZËRI
Burimi