
‘PD do e çojë vendin në BE’, Berisha i vendosur: Në 11 Maj fitore e thellë, më 12 do të rihapet TikTok
Sali Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjete sociale, deklaroi se koalicioni “Shqipëria Madhështore” do të arrijë një fitore të thellë më 11 maj. Berisha komentoi premtimet e kryeministrit Edi Rama për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke i cilësuar ato si “përralla.” Berisha tha se me rrogat dhe pensionet aktuale, Shqipëria nuk ka asnjë mundësi të integrohet në BE.
“Më 11 maj, Shqipëria madhështore do realizojë fitore të thellë. Kam parë një entuziazëm të madh tek shqiptarët në Shqipëri dhe jashtë saj. Sa i përket premtimeve të Ramës për integrim në BE, janë përralla. Nuk ka asnjë shans që Shqipëria me këto rroga e pensione të hyjë në Bashkimin Europian. Pra, në rast se bëhet fjalë për integrimin e plotë, për anëtarësimin e Shqipërisë në BE ka vetëm vetëm nëj rrugë, dhe kjo është rruga e bazuar në parimin në meritë, një proces i bazuar në meritën, në performancën, në arritjen e kritereve. Kështu që, këtë proces do e kompletojë PD në kohën më të parë të mundshme”, tha Berisha.
Burimi