Pas Putin, Trump bisedë telefonike me Zelenskyy-n: Shkoi shumë mirë

Pas Putin, Trump bisedë telefonike me Zelenskyy-n: Shkoi shumë mirë

Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyy

UASHINGTON-KIEV- Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy zhvilluan një bisedë telefonike. Kjo telefonatë vjen pas bisedës mes Trump dhe Putin në lidhje me luftën në Ukrainë. Presidenti amerikan e quajti këtë një bisedë që shkoi shumë mirë, që sipas Shtëpisë së Bradhë zgjati për 60 minuta.
Trump postoi në rrjetin e tij “Truth Social” se biseda shkoi mirë dhe se jemi në rrugën e duhur.
“Ne jemi në rrugën e duhur. Pjesa më e madhe e diskutimit është bazuar në thirrjen që është zhvilluar një ditë më parë me presidentin Putin, me qëllim të afrimit të Rusisë dhe Ukrainës sa u përket kërkesave dhe nevojave”, shkroi presidenti amerikan.
Ndërsa, pritet që Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Ëaltz të japin detaje rreth kësaj telefonate në vijim.
Ditën e djeshme, presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike për rreth 2 orë. Biseda e tyre u fokusua në luftën në Ukrainë dhe arritja e një marrëveshje të armëpushimit. Trump njoftoi se biseda shkoi mirë dhe Putin pranoi të lirojë ushtarët e kapur ukrainas që ishin të lënduar rëndë. Por, pas kësaj reagoi Zelenskyy duke thënë se nuk mund të ketë negociata pa Ukrainën në tavolinë. Deri më tani sipas presidentit republikan “nuk kemi qenë kurrë më pranë një marrëveshje”./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente