Pas një muaji në arrati, vetëdorëzohet ish-zyrtari i AMP-së Kushtrim Selimi. Linçonte me shkrime drejtuesit e policisë

Pas një muaji në arrati, vetëdorëzohet ish-zyrtari i AMP-së Kushtrim Selimi. Linçonte me shkrime drejtuesit e policisë

Kushtrim Selimi

TIRANË- Pas afro një muaji në arrati, është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës, ish-zyrtari i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Kushtrim Selimi. Ai akuzohet për gjobëvënie ndaj zyrtarëve të lartë të policisë dhe biznesmenëve të ndryshëm, përmes krijimit të një portali online, ku shpërndaheshin lajme të rreme. Selimi u paraqit mëngjesin e kësaj të premtes i shoqëruar nga avokati i tij ku pritet të merret në pyetje nga Krimi Kibernetik në lidhje me akuzat ndaj tij.
MOMENTI I VETËDORËZIMIT ME VIDEO:

Më herët policia ‘goditi’ portalin shqipnews.info, portal që menaxhohej nga Kushtrim Selimi, vartësja e tij Regina Omeri dhe gazetari Ervis Hasanaga. Në këtë portal shkruheshin artikuj denigrues dhe shifje për zyrtarë të lartë të policisë. Pas arrestimit, Omeri dhe Hasanaga dëshmuan se Selimi kishte inate dhe mllefe me personat që shkruante për ta në portal. Hetuesit e Krimit Kibernetik kanë dyshime se lajmet i bënte për të vendosur gjoba ose për të përfituar poste drejtuese përmes shantazheve.

Shefi i Sektorit në AMP, Kushtrim Selimi përmes portalit që kishte hapur me zyrtaren tjetër të AMP Rexhina Omeri dhe gazetarin Ervis Hasanaga kishin arritur që të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupin, Florjan Sulejmani etj me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rremë.
Qëllimi i Selimit ishte që përmes këtyre shkrimeve synonte që përmes presionit të emërohej drejtor./ZËRI 
Burimi