PAMJET pas vrasjes së Fatbardh Licit! INTINERARI- Eria Ago largoi nga ngjarja Bilalin, ku u fshehën makinat

PAMJET pas vrasjes së Fatbardh Licit! INTINERARI- Eria Ago largoi nga ngjarja Bilalin, ku u fshehën makinat

PAMJET pas vrasjes së Fatbardh Licit! INTINERARI- Eria Ago largoi nga

Astmer Bilali, Safet Bajri dhe Eria Ago

TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Fatbardh Licit, ndodhur më 10 gusht të vitit 2018. Në dojen e SPAK siguruar nga ZËRI, shpjegohet intinerari që autorët e dyshuar të vrasjes kanë ndjekur. Çfarë ndodhi në dy orë nga ekzekutimi i Fatbardh Licit tek largimi nga vendngjarja?

Në orët e para të mëngjesit të datës 10 gusht, personat nën hetim Safet Bajrit, Astmer Bilali dhe Eria Ago (e dashura e Safet Bajrit) janë nisur drejt Shkodrës me dy automjete, njëri “Benz” me targë AA 989 TE, në përdorim të Bajrit dhe tjetri i markës “Volkswagen” me targë AA 383 PN në pronësi të Denis Brajovic alias Bajri. Në orën 06:11 ata kanë qenë duke kaluar në Lezhë.

Personat nën hetim Safet Rustemi Bajri dhe Astmer Bilali kanë shkuar në Shkodër, ku, ata kanë përdorur një mjet të vjedhur të markës “Benz” ngjyrë gri, me targa AA 760 FX. Janë afruar tek vendi ku ndodhej lokali me qira i shtetasit Sokol Lici, ku çdo ditë pothuajse në të njëjtën orë shkonte dhe pinte kafen vëllai i tij, viktima Fatbardh Lici, xhaxhai i Ibrahimit.

Viktima ka qenë i ulur jashtë lokalit dhe pasi automjeti është afruar pranë tij, nga dera e pasagjerit dyshohet se ka zbritur, Astmer Bilali, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, duke e lënë atë të vdekur. Më pas mjeti është larguar në drejtim të zonës së Dobraçit, ka hyrë në njërën nga kthesat ku ndodhet lokali i familjes “Bajri” dhe më pas është kthyer duke u larguar dhe mjeti është djegur po në zonën e Dobraçit.

Në orën e kameras 06:40:00, një automjet tjetër i cili në vijim të kësaj këqyrje do të emërtohet “Automjeti I”, në dukje ngjyrë të zezë, me disqe alumini (ngjyrë gri) të rrotave në dukjе “Mercedes Benz” C220, del nga rruga “Mustafë Dërvishi” në kryqëzimin me rrugën “Dasho Shkreli” dhe parkohet në anën e trotuarit në të majtë, përballë kameras, në drejtim
të sheshit “Ura e Maxharrit”.

Pasi personat kanë kryer vrasjen, personi nën hetim Safet Bajri ka qëndruar në Shkodër, ndërsa Astmer Bilali është larguar menjëherë për në Tiranë së bashku me Eria Agon. Kjo e fundit ka deklaruar se ka qenë në Tiranë kur ka ndodhur vrasja, por në fakt ka gënjyer, pasi shfaqet në pamjet filmike në Shkodër 20 minuta pas atentatit ndaj Licit. Pasi ka arritur në Tiranë, Bilali i ka kërkuar rojes së parkimit në zonën e ish-kinema “Partizani”, Tiranë dhe ai ka komunikuar Denis Bajrin, ku i ka bërë me dije se automjetin i’a ka lënë dyshohet tek shtetasi Pëllumb Gjoka.

Më pas Astmer Bilali është larguar drejt Vlorës. Fakti që personi nën hetim Astmer Bilali nuk ka përdorur telefonin nga momenti që është larguar nga Tirana deri në kohën kur ai ka loguar në Fier, si dhe largimi i tij i menjëhershëm, tregon që ai ka qenë personi që ka qëlluar me armë zjarri dhe këto veprime janë kryer prej tij në mënyrë që ai të mos kapej nga policia menjëherë pas ngjarjes, për të shmangur konstatimin e gjurmëve të mundshme.

Ish-missi Ago është arrestuar më datë 26 shkurt, pasi Prokuroria e Posaçme e akuzon për “përkrahje të autorëve të krimit”, ndërkohë që më 21 shkurt të këtij viti Safet Bajri u arrestua nga SPAK, me akuzën se në bashkëpunim me Asmer Bilalin dhe kushëririn e tij të parë Behar Bajrin, se kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen e Licit, vëllait të Mustafa Licit dhe xhaxhait të Ibrahim, Muhamet dhe Hamza Licit.

SPAK zbuloi se ka mbledhur prova të mjaftueshme për të zbardhur ekzekutimin e Fatbardh Licit, për të cilin ‘fajësoi’, Behar dhe Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin. Po sipas SPAK, motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Boran Bërçana. Ky i fundit u ekzekutua bashkë me bashkëjetuesen e tij, Silva Ndocin, në mjetin e tyre. Kështu për të marrë hak, Bajrajt dhe Bilalit./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente