Pakënaqësitë! Ikën një tjetër emër nga listat e PD, Mustafaj: Nuk do të jem kandidat për deputet

Pakënaqësitë! Ikën një tjetër emër nga listat e PD, Mustafaj: Nuk do të jem kandidat për deputet

Andi Mustafaj

TIRANË-Andi Mustafaj nga departamenti ‘Brain Gain’ i PD një ndër njerëzit më të votuar në Primaret e Tiranës ka deklaruar përmes një postimi në rrjetet sociale se nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme. Mustafaj ishte caktuar në listë të hapur nga Sali Berisha.
“Të dashur demokratë. Ju vë në dijeni se, në marrëveshje me zotin Berisha, nuk do të jem kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme. Ky vendim nuk e ndryshon faktin që do të jem deri në fund në llogoren time për t’i shërbyer fitores së Partisë Demokratike”, shkruan ai.
Në listën e hapur janë: Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Andia Ulliri, Petrit Doda, Edmond Spaho, Andrea Mano, Ludovik Hasani, Kastriot Piroli, Lindita Metaliaj, Kreshnik Çollaku, Isuf Çela,  Asllan Dogjani, dhe ⁠Qani Xhafaj./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente