Operacioni “Shpirti”/ GJKKO dënon me 10 vite burg në total Jovan Memajn dhe Bernard Tahirajn

Operacioni “Shpirti”/ GJKKO dënon me 10 vite burg në total Jovan Memajn dhe Bernard Tahirajn

Operacioni “Shpirti”/ GJKKO dënon me 10 vite burg në total

Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 8 vite burg në total, Jovan Memaj dhe 2 vite Berndard Tahiraj. Memaj akuzohet për veprat penale “kultivim I lëndëve narkotike, trafikim narkotikësh, grupi i strukturuar kriminal”, pastrim I produkteve kriminale. Ndërsa, Tahiraj akuzohet për “trafikim i narkotikëve”, e kryer në “bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Ata u arrestuar në kuadër të operacionit “Shpirti” që u zhvillua në korrik të vitit 2021, ku u goditën disa grupe kriminale. Ishin hetimet e Policisë italiane që çuan në pranga të 38 personave. Në këtë operacion u arrestuan edhe punonjës policie dhe 2 ish-shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Paul Agustin Deda dhe Hekuran Marku. Gjatë operacionit u sekuestruan 4 milionë euro pasuri.

Ndërsa në vitin 2023 u dënuan 15 persona të tjerë të arrestuar gjatë këtij operacioni. Ata u dënuan në total me 150 vite burg:

Aleks Memaj – 15 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 10 vjet burg

Saimir Kurti – 13 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet e 8 muaj burg

Erind Hysomemaj – 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg

Klajdi Ademi (Hysomemaj) – 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet

Toni Kushi – 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg

Mariglen Çaçi – 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg

Aleksandër Neço – 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg

Çezar Xhomemo – 3 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 2 vjet burg (lirohet, ka mbyll dënimin)

Shkëlzen Kamberi – 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg

Malton Lleshi – 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg

Luan Zylyftari – I pafajshëm (akuzohej për kultivim narkotikësh & grup i strukturuar kriminal)

Artan Zylyftari – 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg

Geri Zylyftari – 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg

Erind Zylyftari – 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg

Ilir Gaba – 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg

Festim Lelaj – 3 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 2 vjet burg

Njoftimi i GJKKO:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Jovan Memaj dhe Bernard Tahiraj”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Matilda Llangozi, Taulant Banushi dhe Besjana Gerxanaj, me vendimin Nr. 27, datë 19.03.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jovan Memaj për kryerjen e veprës penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 284/1,28/4 të Kodit Penal dhe në bazë edhe të nenit 334/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jovan Memaj për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal dhe në bazë edhe të nenit 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Jovan Memaj për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim.

4. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Jovan Memaj për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 287/1, gërma “b”, të Kodit Penal për shkak se nuk provohet që i pandehuri e ka kryer veprën që akuzohet.

5. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve të dhëna, i pandehuri Jovan Memaj dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.

6. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e masë së dënimit të dhënë dhe në përfundim dënimin e të pandehurit Jovan Memaj me 8 (tetë) vite burgim.

7. Vuajtja e dënimit do të fillojë nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe do të kryhet në burgun e sigurisë së lartë.

8. Pushimin e akuzës ndaj të pandehurit Bernard Tahiraj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal.

9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bernard Tahiraj për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim.

10. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e masë së dënimit të dhënë dhe në përfundim dënimin e të pandehurit Bernard Tahiraj me 2 (dy) vite burgim.

11. Vuajtja e dënimit do të fillojë nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “Arrest në Burg” për efekt të këtij procedimi penal dhe do të kryhet në burgun e sigurisë së lartë.

12. Shpenzimet proceduriale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit për evidentimin e shpenzimeve të hetimit, dhe ato gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës për evidentimin e shpenzimeve gjyqësore, në referim të neneve 393/1 dhe 285/1 të K.Pr.Penale, i ngarkohen të pandehurve të cilët deklarohen fajtorë, në mënyrë solidare.

13. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ekzekutimin e këtij vendimi. 14. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të këtij vendimi./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente