Oficerin e vrau banda e Aldo Bares/ Katia Bano: Djali im në varr, vrasësi i lirë në Angli!

Oficerin e vrau banda e Aldo Bares/ Katia Bano: Djali im në varr, vrasësi i lirë në Angli!

Oficerin e vrau banda e Aldo Bares/ Katia Bano: Djali im në varr,

Klenti Bano dhe Maksim Çela

BRITANI E MADHE- E ëma e policit të vrarë nga një gangster famëkeq sulmoi autoritetet e Britanisë së Madhe se ishte shumë e butë me të akuzuarin për vrasjen e të birit. Mësuesja e matematikës, tashmë në pension, Katia Bano, 77 vjeçe, luftoi me lotët teksa tregonte sesi u qëllua për vdekje djali i saj. Urdhëri ishte dhënë nga Maksim Çela.

Çela, 59 vjeç, ka shkaktuar zemërim duke luftuar deportimin nga Mbretërinë e Bashkuar, duke pretenduar se sjellja e tij në Shqipëri do t’i rrezikonte jetën nga rivalët.

Oficerin e vrau banda e Aldo Bares/ Katia Bano: Djali im në varr,

Klenti Bano

Mamaja e Klentit, Katia foli për herë të parë dje për zemërimin e saj se krimineli që i vrau djalin nuk ka treguar asnjë shenjë pendese.

“Jam e habitur sesi Maksim Cela arriti të hynte në Britaninë e Madhe dhe që vrasësi i djalit tim është i lirë atje. Ai e meritonte burgun e përjetshëm për vrasjen e një njeriu të pafajshëm që po i shërbente shtetit dhe nuk e kuptoj pse tolerohet kjo gjë në Britani. Me të vërtetë më shqetëson kur e di se ai ka nisur një jetë të re atje dhe djali im është në varr,”-tha për “TheSun“, Katia Bano.

Klenti Bano u vra në një atentat nga Maksim Çela. Ky i fundit, u arrestua në Mbretërinë e Bashkuar disa ditë pas shërbimit të gjysmës së dënimit të tij 25-vjeçar për vrasje dhe terrorizëm në Shqipëri./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente