Ofendoi gjyqtarin Engert Pëllumbi, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nis hetim për gazetarin

Ofendoi gjyqtarin Engert Pëllumbi, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nis hetim për gazetarin

Ofendoi gjyqtarin Engert Pëllumbi, Komisioneri për Mbrojtjen nga

Foto ilustruese

TIRANË- Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka informuar se ka nisur një hetim për diskriminim ndaj gazetarit Ilir Yzeiri. Sipas njoftimit, hetimi ndaj gazetarit ka nisur si pasojë e një shkrimi për gjyqtarin Engert Pëllumbi. Komisioneri i Diskriminimit iu bën thirrje mediave të ruajnë dhe të respektojnë Kodin e Etikës.

“Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi u njoh përmes mediave dhe u sinjalizua me pretendimin për përdorimin në publik të gjuhës së papërshtatshme me konotacion denigrues, ndaj një gjyqtari të Gjykatës së Posaçme të Apelit, nga gazetari I. Y.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi pas nxitjes në platformat e rrjeteve sociale ka urdhëruar nisjen e një hetimi kryesisht (ex-officio) për këto pretendime dhe do të ndjekë rastin sipas të gjitha parashikimeve ligjore.

Tejkalimi i lirisë së shprehjes, përmes përdorimit të gjuhës diskriminuese në media online dhe platformat e rrjeteve sociale, me rezonancë të lartë në shoqëri, nuk ndihmon në zhvillimin e një debati konstruktiv dhe të arsyeshëm në shoqërinë tonë.

Gjuha e urrejtjes është çdo formë e shprehjes në publik, me çdo mjet, e promovimit, nxitjes së denigrimit, urrejtjes ose shpifjes, çdo shqetësim, fyerje, stereotip negativ, stigmatizim ose kërcënim ndaj një personi ose grupi personash, si dhe çdo justifikim i të gjitha formave të shprehjes e bazuar në shkaqe diskriminimi.  (Ligji nr Nr. 10 221/2010).

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi fton botuesit dhe drejtuesit e mediave online të ruajnë kodin e etikës në media dhe të zbatojnë kuadrin ligjor që mbron dinjitetin e Njeriut në vendin tonë”, thuhet në njoftim. /ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente