Nis zhvendosja e grave nga burgu i “Ali Demit”, transferohen në Pojskë të Pogradecit

Nis zhvendosja e grave nga burgu i “Ali Demit”, transferohen në Pojskë të Pogradecit

Burgu i Pojskës

TIRANË- Ka nisur transferimi i grave në burgun e Pojskës. Sot në burgun e Pogradecit janë transferuar 22 gra nga burgu i “Ali Demit” në Tiranë. Në ditët në vazhdim transferohen në burgun e Pojskës edhe të parabugosurat.
PAMJET NGA BURGU:

Ky burg pritet që të kthehet në burg gjysëm të hapur. Qendra është vlerësuar si burg i sigurisë së ulët, në të cilën parashikohen të vendosen rreth 110 të dënuar të moshës së tretë ose dënime të lehta të cilët vuajnë dënimet nëpër IEVP të ndryshme, si dhe 90 pjesëtar stafi mjekësor, administrativ dhe policor./ZËRI
Burimi