
Ngacmoi seksualisht të miturën në rrugë, arrestohet 63-vjeçari në Fier
👁686

Foto ilustruese
FIER- Një 63-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi ka ngacmuar seksualisht një 14-vjeçare në rrugë. Sipas Policisë, në pranga ka rënë Hekrot Paco, i cili dyshohet se ka ngaçmuar të miturën në rrugë.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin H. P., 63 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se në rrugë, ka ngacmuar seksualisht një shtetase 14-vjeçe”, njofton Policia./ZËRI