Nga Tuneli i Llogorasë, hekurudha dhe Teatri, 10 projektet më të financuara nga buxheti në 3-mujorin e parë
tuneli i llogarase
TIRANË- Investimet publike janë shndërruar një zë problematik në buxhetin e shtetit kryesisht për shkak të mospërmbushjes së programit, por edhe eficiencës së tyre siç kanë vënë në dukje institucionet financiarë ndërkombëtarë.
Në tremujorin e parë të vitit janë investuar 5,9 miliardë lekë, ose rreth 4% e planit vjetor të investimeve, ku pjesa më e madhe e tyre kanë shkuar për financimin e projekteve të mëdha të infrastrukturës.
Të dhënat nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave tregojnë se Tuneli i Llogorasë ishte projekti më i financuar në tremujorin e parë me 712 milionë lekë, rreth 7 milionë euro.
Financimet për këtë objekt po shkojnë drejt fundit pasi punimet pritet të përfundojnë këtë verë. Edhe dy vitet e kaluara, tuneli i Llogorasë ishte më i financuari nga projektet e investimeve publike. Nga viti 2021 deri më 2023 janë financuar 15.8 miliardë lekë në tunelin që shkurton distancën me plazhet e Jugut të vendit.
Projekti i dytë më i financuar i tremujorit të parë ishte mbështetja për sistemin e furnizimit me ujë në zonat rurale, me vlerë 543 milionë lekë rreth 5,3 milionë euro. Projekti po zbatohet nga Fondi i Zhvillimit.
Ndërtimi i rrugës Qukës-Qafë-Plloçë është projekti i tretë më i financiar në buxhet me 527 milionë euro ose 5,1 milionë euro. Punimet në këtë aks po kalojnë më shumë se një dekadë, teksa kostot janë rritur edhe për shkak të amortizimit të pjesëve që kanë përfunduar.
Programi për riparimin e digave ka marrë një financim prej 303 miliardë lekësh, duke u renditur i katërti më i financuari në tremujorin e parë. Vendi ynë ka diga të mëdha që janë ndërtuar në vitet 1970 gjatë kohës së monizmit, teksa kostot e amortizimit janë të larta dhe duhen riparime çdo vit për t’i mbajtur ato të sigurta.
Këtë tremujor janë kryer pagesa prej 228 milionë lekësh nga programi IPARD 2 ,fonde të BE-së si mbështetje për bujqësinë. Financimet në këtë zë mund të ishin edhe më të larta nëse BE nuk do të bllokonte financimet e IPRAD 3.
Gjithashtu mbi 2015 milionë lekë (2 mln euro) u dhanë edhe për financimin e programit të rehabilitimit të Lumit të Vlorës.
Në listën e 10 projekteve më të financuara është edhe rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranës-Durrës me 154 milionë lekë, ose 1,4 mln euro.
Në buxhetin e vitit 2024 janë klasifikuar 2130 projekte investimesh, nga të cilat vetëm 358 morën financime në tremujorin e parë.
Në raport me fondet në dispozicion, investimet kapitale në tremujorin e parë kishin realizimin me të ulët historik./Monitor
Burimi