Nga nesër s’ka më TikTok në Shqipëri! Shkresa e AKEP, si do veprohet për mbylljen e apliakcionit

Nga nesër s’ka më TikTok në Shqipëri! Shkresa e AKEP, si do veprohet për mbylljen e apliakcionit

Nga nesër s’ka më TikTok në Shqipëri! Shkresa e AKEP,

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Aplikacioni i TikTok do të mbyllet në Shqipëri duke nisur nga dita e nesërme. Në shkresën e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare thuhet se Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka kërkuar marrjen e masave të nevojshme për bllokimin e aksesit në aplikacionin TIK TOK dhe infrastrukturën e tij digjitale në territorin shqiptar.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka kërkuar nga kompanitë e internetit marrjen e masave të nevojshme për bllokimin e aksesit në aplikacionin “TikTok” dhe infrastrukturën e tij digjitale në territorin shqiptar. Për mbylljen e aplikacionit do të bllokohen IP e Tik Tok në territorin e Shqipërisë, DNS e TikTok, SNI (Server Name Indications) të Tik Tok dhe IP e kompanisë ByteDance në territorin e Shqipërisë.

SHKRESA:

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) me shkresën nr. 1196 prot., datë 10.03.2025 (administruar në AKEP me nr. 359/2 prot., datë 10.03.2025), ka kërkuar marrjen e masave të nevojshme për bllokimin e aksesit në aplikacionin TIK TOK dhe infrastrukturën e tij digjitale në territorin shqiptar, duke ndërmarrë veprimet e mëposhtme:

1. Bllokimi i IP-ve të Tik Tok në territorin e Shqipërisë.

2. Bllokimi i DNS-ve te TikTok në territorin e Shqipërisë,

3. Bllokimi i SNI (Server Name Indications) të Tik Tok në territorin e Shqipërisë.

4. Bllokimi i IP-ve të kompanisë ByteDance në territorin e Shqipërisë.

Bazuar në germën ç), të pikës 2 të nenit 30 të ligjit nr. 54/2024 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë dhe germës e), pika 1, të nenit 9, si dhe pikës 9 të Aneksit E, të Rregullores së AKEP nr. 47 datë 26.10.2017 “Për zbatimin e regjimit të Autorizimit të Përgjithshëm”, çdo operator/sipërmarrës që ofron shërbime/rrjete të komunikimeve elektronike sipas regjimit të autorizimit të përgjithshëm, duhet të respektojë kufizimet e transmetimeve të përcaktuara me përmbajtje të paligjshme ose të dëmshme nga AKSK.

Nga nesër s’ka më TikTok në Shqipëri! Shkresa e AKEP,

Më shumë se dy muaj pas njoftimit, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për mbylljen e TikTok për 1 vit në Shqipëri. Brenda një jave apo 10 ditësh, shqiptarët nuk do të mund të aksesojnë më platformën “Tik Tok”. Vendimin e marrë e ka njoftuar Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e cila pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave bëri me dije se për 12 muaj, “Tik Tok” nuk do të mund të funksionojë më brenda territorit të Shqipërisë. Mbyllja e platformës u njoftua nga kryeministri Edi Rama në 21 dhjetor, pas një konsultimi publik. Shkak i nismës u bë vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, pasi një grup nxënësish u përfshinë në sherr me thika pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë më 18 nëntor 2024. Sa i përket vendimit, TikTok ka deklaruar se nuk ka prova që incidentet e dhunshme të përmendura janë të lidhura drejtpërdrejt me platformën e tyre.

Teksa një vendim është marrë dhe pas datës 13 mars, nuk do të ketë më TikTok në Shqipëri, më datë 15 opozita e vendit ka lajmëruar mbajtjen e një proteste, ku kanë kërkuar që të jenë pjesëmarrës të gjithë që nga nxënësit e shkollave deri tek prindërit e tyre./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente