Në kërkim për sulm ndaj policisë belge,arrestohet shqiptari në Malin e Zi

Në kërkim për sulm ndaj policisë belge,arrestohet shqiptari në Malin e Zi

Policia në Malin e Zi

MALI I ZI- Një shqiptar me inicialet R.H., është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Shqiptari u arrestuar në Podgoricë.
“Personi është arrestuar për ekstradim me urdhër nga gjyqtari hetues dhe pritet shkëmbim informacioni ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë së Malit të Zi dhe Ministrisë së Drejtësisë së Belgjikës”, thuhet në njoftim.
Ai kërkohej ndërkombëtarisht për tentativë vrasje të disa punonjësve të policisë gjatë kryerjes së detyrës së tyre në qytetin Verlaine në Belgjikë.
Interpol Bruksel e shpalli në kërkim pas ngjarjes, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë në Liège, i caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë. Shqiptari mund të dënohet deri në 20vite burg për këtë vepër penale.
 
Burimi