Ndryshimet në qeveri/ Rama liron nga detyra dy zëvendësministra të Jashtëm, emërohet prefekti i ri i Elbasanit

Ndryshimet në qeveri/ Rama liron nga detyra dy zëvendësministra të Jashtëm, emërohet prefekti i ri i Elbasanit

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë liruar nga detyra dy zëvëndësministra të Jashtëm. Bëhet fjalë për Artemis Malo dhe Besart Kadia. Artemis Malo u emerua në këtë post në shkurt të 2022, ndërsa Besart Kadia në mars të vitit 2023. Po ashtu me vendim të Këshillit të Ministrave është emëruar prefekti i ri i qarkut të Elbasanit. Kryeministri Rama ka firmosur vendimin për të caktuar në këtë post Ali Musliun.
“Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi Ali Musliu emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”,”-thuhet në VKM.
V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:Znj. Artemis Malo, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.K R Y E M I N I S T R IEDI RAMA*V E N D I MPËRLIRIM NGA DETYRANë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:Z. Besart Kadia, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.K R Y E M I N I S T R IEDI RAMA
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente