Ndërtimi i TEC-it në Roskovec/ Banorët e fshatrave në protestë, kundërshkojnë projektin
Protesta
FIER- Banorët e fermerë të disa fshatrave të Roskovecit e Dimalit janë ngritur sërish në protestë për ti thënë stop ndërtimit të Termocentralit në fshatin Suk 1. Banorët janë shprehur kundër vendimit të Këshillit të Bashkisë Roskovec të datës 26 prill, i cili miratoi me votat e maxhorancës planin vendor që përfshin ndërtimin e termocentralit në zonën e fshatit Suk 1.
Ata pohojnë se nuk janë pyetur për këtë projekt dhe, duke pasur parasysh dëmet që ky termocentral mund të shkaktojë në tokat bujqësore dhe mjedisin, do të vazhdojnë betejën ligjore dhe protestat. Sipas tyre ndërtimi është kriminal, pasi mjaftueshëm kanë vuajtur nga ndotja dramatike e puseve të naftës.
Një banor, i cili është kthyer nga Italia me djalin e tij dhe ka investuar duke blerë 15 hektarë tokë për të punësuar të rinj, tregon për TCH: Jam i detyruar t’i marr në Itali këta të rinj pasi ndërtimi i TEC do t’i nxjerrë të gjitha tokat jashtë përdorimit.
Vendndodhja e impiantit parashikohet të jetë në zonën e Roskovecit dhe pranë Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) dhe pranë Rrjetit Elektrik të Tensionit të Lartë. Vendndodhja e propjektit te propozuar shtrihet ne një zonë rurale , pjese administrative e Bashkise Roskoves, Qarku Fier. Ajo gjendet e distancuar rreth 3 km ne vije ajrore larg qytetit te Roskovecit dhe më pak se 700 metra larg fshatrave Jagodine dhe Suk i Siperm (Suk1). Termocentrali do të ndërtohet pak kilometra larg qytetit të Fierit dhe 600 metra larg qendrës së fshatit Suk 1, që njihet për serat e tij. /ZËRI
Burimi