ME VIDEO/ Meloni-t “i soset durimi” nga Biden, nuk ia toleron dot vonesat
👁1021
Giorgia Meloni
UASHINGTON– Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u shfaq e mërzitur në mëngjesin e së enjtes, teksa ajo dhe liderë të tjerë botërorë prisnin që presidenti Biden dhe sekretari i përgjithshëm i aleancës, gjeneral Jens Stoltenberg, të hapnin ditën e tretë të Samitit të NATO-s.
Duke folur me presidentin finlandez Alexander Stubb, Meloni lëvizi sytë në mënyrë dramatike përpara se të bënte shenjë me kyçin e dorës, si për të treguar se Biden po vonohej shumë. Është e paqartë se çfarë po diskutonin liderët, por reagimi i guximshëm tërhoqi vëmendjen e disa mediave që ishin të pranishme në event.
Biden dhe Stoltenberg më në fund e hapë eventin rreth orës 10:40 të mëngjesit. Sigurisht me vonesë! /ZËRI
Burimi